Lidhje

Kofi Annan, i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe shkon së shpejti në Siri

  • Zëri Amerikës

Kofi Annan, i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe shkon së shpejti në Siri

Kofi Annan, i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe shkon së shpejti në Siri

Zyrtarë të Kuvajtit thanë se ministrat e jashtëm arabë do të takohen javën e ardhshme me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për të diskutuar mbi krizën në Siri, ku dje forcat e sigurisë ndërmorrën një sulm të ashpër kundër qytetit të rrethuar të Homsit, në të cilin forcat rebele kanë qenë nën bombardime të shumta për pothuajse një muaj.

Aktivistët thanë se trupa speciale të Forcave të Armatosura nën drejtimin e vëllait të Presidentit Bashar al-Assad, Maher, kanë zhvilluar luftime të planifikuara me rebelët anti-qeveritarë, pak jashtë lagjeve Baba Amr dhe Inshat.

Rebelët ish-pjesëtarë të forcave qeveritare thonë se numri në rritje i tyre po shton mundësitë për sukses kundër ushtrisë siriane.

“Ka shumë dezertime dhe kjo vazhdon të ndodh. Më parë ekzistonte një frikë, por tani ka kaluar. Oficerat apo ushtarët kishin frikë për familjet e tyre por tani ata kuptojnë gjithçka. Ushtria është në të gjithë Sirinë, duke vazhduar bombardimet me tanke. Ata vrasin çdo ushtar ose oficer që i lë të dyshojnë.”

Kofi Annan, që u emërua i dërguar i përbashkët i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe në Siri, tha se do të niset së shpejti për në Siri, ku do t’i kërkojë zotit Assad të fillojë negociata me opozitën për një zgjidhje paqësore të trazirave në vend.

“Unë e di që ka njerëz që kanë ide të tjera, që mendojnë se dialogu mund të mos jetë rruga e duhur dhe se duhen përdorur mjete të tjera. Por unë mendoj se për të mirën e njerëzve, për të mirën e sirianëve që gjenden në këtë situatë krize, një zgjidhje paqësore e shpejtë me anë të dialogut është ajo që duhet synuar.”

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pritet të fillojë vizitën e tij të parë në rajon si i dërguari në Siri duke zhvilluar bisedime me kryetarin e Lidhjes Arabe Nabil Elarabi, në Kairo.

Grupe siriane të të drejtave të njeriut thanë se si pasojë e dhunës së djeshme ishin vrarë të paktën 15 vetë.

Departamenti amerikan i shtetit thiri kryediplomatin sirian në Uashington për të shprehur kundërshtim të ashpër ndaj sulmeve të forcave qeveritare.

XS
SM
MD
LG