Lidhje

Acarime të reja në marrëdhëniet Turqi-Siri


Turqia thotë ka ndaluar hyjren në hapësirën ajrore të vendit të avionëve me pasagjerë nga Siria, në sinjalin më të fundit të shtimit të konfrontimit mes dy vendeve fqinje. Autoritetet turke e bënë të njohur sot këtë vendim, katër ditë pas interceptimit të një avioni sirian pasagjerësh që ishte nisur nga Moska drejt Damaskut dhe konfiskimit të pajisjeve që ndodheshin në avion, për të cilat ata thanë se ishin ushtarake.

Ankaraja e akuzoi Damaskun se është duke përdorur avionë civilë për të futur në vend armë për forcat siriane që luftojnë prej më tepër se 18 muajsh me forcat rebele të opozitës. Sipas Ankarasë, kjo është arsyeja që e ndalon përdorimin hapësirës ajrore turke për synime të tilla. Siria e denoncoi interceptimin nga Turqia të avionit të vet dhe u hakmorr dje, duke mbylluar hapësirën ajrore siriane për avionët civilë turq. Ky vendim ishte simbolik, pasi Turqia kishte urdhëruar më parë avionët e vet të mos hynin në territorin e Sirisë pas incidentit të së mërkurës.

Turqia ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhanj rajonalë të rebelëve sirianë, që përpiqen t’i japin fund sundimit 11-vjeçar të presidentit Bashar Al Assad. Forcat turke po ashtu kanë qëlluar me artileri në Siri për disa ditë me radhë këtë muaj, si përgjigje ndaj bombave të hedhura nga Siria në anën turke të kufirit, gjatë të cilave u vranë 5 civilë turq.
XS
SM
MD
LG