Lidhje

Skandali korruptiv në kontratat DIA - CEZ, flasin studiuesit


Politikanë dhe parti politike pohuan se skandalin e vjedhjes së parave të energjisë nga kompanitë DIA dhe CEZ duhet ta ndriçojë një hetim apo gjykim ndërkombëtar, por ekspertët pohojnë se sipas Kushtetutës, hetimin në Shqipëri e kryen prokuroria shqiptare.

Eksperti i çështjeve kushtetuese, Sokol Hazizaj, thotë se në të kundërt do të cënoheshin tre parimet e Kushtetutës sovraniteti, territorialiteti dhe juridiksioni i institucioneve hetuese shqiptare. Por hetues të huaj mund të thirren për ndihmë nga hetuesit shqiptarë, sipas përvojave të mëparshme, thotë ai.

Ndërkaq analisti i çështjeve të politikës, Lutfi Dervishi, thotë se ky skandal i fundit me CEZ hyn në radhën monotone të skandaleve të pandriçuara, prandaj qytetarët prej vitesh nuk e besojnë drejtësinë.

Ekspertët pohojnë se institucionet janë të dobëta për të trajtuar skandale korrupsioni kaq të mëdha, por nga ana tjetër, shton zotit Hazizaj, edhe politika nuk duhet të jetë mosbesuese ndaj institucionet që ka ndërtuar vetë.

Vendimi i parlamentit për të parandaluar çdo hetim ndaj transaksioneve korruptive me CEZ është një vendim antikushtetues, që mund të rrëzohet lehtë nga gjykata Kushtuese me një ankim të thjeshtë, sepse ky vendim, thotë zoti Dervishi ka bllokuar informacionin për një mega-aferë korrupsioni në dëm të popullit shqiptar.

Ndërsa zoti Hazizaj, ekspert i çështjeve kushtuese, thotë vendimi i parlamentit për të penguar hetimet dhe gjykimin e shkeljeve ligjore, është një gabim i rëndë kushtetues. Sipas tij, i takon Gjykatës Kushtuese që të konstatojë paligjshmërinë dhe jokushtetutshmërinë e këtij vendimi, dhe sapo vendimi rrëzohet si antikushtues, organet ligjzbatuese mund të nisin veprimet nga fillimi për të zbuluar çdo faj penal.

Shoqëria shqiptare është goditur shpesh nga skandale të rënda korrupsioni, të cilat asnjëherë nuk janë ndriçuar deri në fund. Opinioni publik thotë zoti Dervishi ka të drejtë të mësojë se kush abuzon me fondet publike, që mblidhen nga pagimi i rregullt i taksave të tyre.

Në Shqipëri drejtësia funksionon kundër të varfërve që nuk kanë para të paguajnë energjinë, pohojnë studiuesit, ndërsa për autoritetet që vjedhin miliona euro prej saj nuk funksionon. Sipas tyre, institucionet shqiptare duhet të dëshmojnë vullnetin të hetojnë korrupsionin e madh të zyrtarëve të lartë me të njëjtin zell si hetojnë krimet e vogla të qytetarëve të thjeshtë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG