Lidhje

Shqipëria në pritje të statusit kandidat


Pak ditë para se Bashkimi Europian të marrë një vendim për Shqipërinë lidhur me statusin e vendit kandidat, Lëvizja Europiane në Shqipëri organizoi konferencën ndërkombëtare “Presidenca greke dhe zgjerimi në Ballkanin perëndimor”.

Diplomatë europianë, ministra dhe deputetë shqiptarë disktuan mbi situatën aktuale të reformave dhe antarësimit të Shqipërisë në BE.
Shqipëria në prag të statusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:29 0:00


I ngarkuari me punë i BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold, tha se është bërë një përparim i dukshëm për zhvillim dhe mirëqenie, dhe se BE mbetet e angazuar për integrimin e Ballkanit perëndimor. Ai tha se këtë poces po ndihmon mjaft fakti që presidenca aktuale e Greqisë do të pasohet nga presidenca e ardhshme italiane.

“Kërkesat kryesore janë zbatimi i ligjit, mbarëvajtja ekonomike, institucione demokratike dhe të drejtat njerëzore; pra në thelb kërkohet jeta demokratike e shoqërisë - tha zoti Rumbold. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është një sfidë kryesore tha ai, sepse ato pengojnë zhvillimin e vendit dhe të demokracisë”.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u shpreh optimist se Shqipëria është duke plotësuar kërkesat e BE dhe po ndjek me përkushtim rrugën e integrimit, e mbështetur fuqishëm edhe nga një dëshirë e madhe e opinionit publik për këtë integrim, megjithëse Brukseli kërkon më shumë.

Konferenca diskutoi edhe për rolin e parlamentit në procesin e integrimit si dhe për rëndësinë e Ballkanit perëndimor në radhët e Europës së bashkuar. Ish-ministrja demokrate e Integrimit Majlinda Bregu tha se një shtyrje tjetër e statusit kandidat për Shqipërinë në 24 qershor nuk është i mirëpitur dhe do ta bënte procesin më pak të besueshëm, ndërkohë që statusi i kandidatit është miratuar prej kohësh nga shqiptarët.

Diplomatët dhe ligjvënësit theksuan se ndërkohë që pret të integrohet në BE, Shqipëria dhe Ballkani perëndimor duhet të investojnë fort në transport, energji, ndërlidhje dhe shkollim, duhet të zhvillojë ekonominë dhe demokracinë rajonale. Shqipëria është duke pritur këtë qershor nëse do të ketë apo jo një miratim të kërkesës së saj për të marrë statusin e vendit kandidat në BE, vendim i cili është shtyrë dy herë, deri tani.

XS
SM
MD
LG