Lidhje

SHBA: Stuhi tjetër godet viktimat e uraganit Sandy


Kompanitë e shërbimeve në Nju Jork dhe Nju Xhersi thonë se gati 650 mijë konsumatorë janë pa energji elektrike

Një stuhi dimërore po e bën jetën të mjerueshme sot për banorët në disa zona në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga uragani Sandy.

Megjithëse jo aq e fortë sa Sandy, kjo stuhi, solli rreshje të shumta dhe erëra të fuqishme me shpejtësi deri në 97 kilometra në orë në bregdet dhe dëborë të dendur më në brendësi.

Gati 17 centimetra dëborë pritet në Nju Jork dhe Nju Xhersi si dhe më në veri në Kënektikat.

Kompanitë e shërbimeve në shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit thonë se gati 650 mijë konsumatorë janë pa energji elektrike, duke përfshirë shumë nga ata që sapo filluan të kenë energji, pasi kishin mbetur në errësirë që kur uragani Sandy goditi zonën javën e kaluar.

Stuhia e re ndërpreu gjithashtu shërbimet e trenave pranë Nju Jorkut dhe anuloi disa fluturime.

XS
SM
MD
LG