Lidhje

Studjuesit thonë se foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne


Studjuesit thonë se foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne
Studjuesit thonë se foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne

Të kuptuarit e foshnjeve i mrekullojnë mjekët, studjuesit dhe prindërit. Në kushtet kur teknologjia mund të masë valët e trurit dhe tregues të tjerë, studjuesit po zbulojnë se foshnjet kuptojnë më tepër nga sa mendojmë ne.

Kur dhe sa fillojnë ato të kuptojnë foshnjet? Këto pikëpyetje i kanë bërë studujuesit të monitorojnë trurin e të porsalindurve.Në Universitetin Northwestern, studjuesit kohët e fundit arritën në përfundimin se shumë para se të fillojnë të flasin, foshnjet i kuptojnë fjalët dhe mund t’i lidhin ato me objektet që përfaqësojnë.

Finn është 4 muajsh dhe nuk di të flasë, por ai e kutpon se çfarë i thotë e ëma.Studimi i Universitetit Northwestern dhe të tjera studime tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit, është që t’u flasin fëmijëve të tyre.Covington Campbell filloi të flasë me fëmijën e saj që para se ai të lindëte

"Unë kam folur me Finn-in gjatë gjithë kohës. I tregoja çdo gjë që bëja,"- thotë ajo.

Studjuesit mendojnë se foshnjet fillojnë ta zhvillojnë aftësinë e të folurit që në mitrën e nënës. Campbell studjonte për drejtësi kur ishte shtatzënë me Finn-in.

"Unë isha në semestrin e fundit të studimeve për drejtësi dhe le flasim bashkë përsëri pas 30 vjetësh, për të mësuar në se ai do të jetë jurist, sepse Finn ishte i gjallë kur unë ndiqja klasat dhe ai gjithmonë dëgjonte profesorët e mi kur flisnin…"

Profesore Kathy Hirsh Pasik drejton laboratorin e gjuhës së foshnjeve në Universitetin Temple të Filadelfias.

"Ne mendojmë se proceset e para të zhvillimit të gjuhës fillojnë që në mitrën e nënës, sepse foshnjet e dëgjojnë nënën kur flet,"- thotë profesorja.

Studjuesit thonë se kjo ndodh kur foshnnjet dëgjonjë melodinë e gjuhës.

"Nganjëherë foshnjet mund të kujtojnë disa nga fjalët që ata kanë dëgjuar dhe në lëndën gjuhës ata marrin shumë. Vërtet që mund të mos e dallojnë frengjishten nga spanajishtja, psh, por ata e dinë se ato i përkasin një grupi, kurse angishtja dhe gjermanishtje i përkasin një tjetër grupi…"

Një studim tjetër tregon se foshnjet dhe fëmijët të cilëve u flaisn vazhdimisht, kanë një nivel inteligjence më të madhe më vonë, ose dalin më mirë në shkollë.

Specialistja e zhvillimit të fëmijëve Judy Montgomery i nxit prindërit të flasin me fëmijët e tyre.

"Prindërit, kujdestarët, anëtarët e famijes janë të parët që i njohin fëmijët me gjuhën, dhe sa më shumë fjalë të dëgjojnë, aq më i gjerë është fjalori i tyre."

Ka madje edhe pajisje që masin fjalët që dëgjojnë foshnjet, për t’i ndihmuar prindërit të vlerësojnë se sa u flasin fëmijëve. Por studjesja Hirsh-Pasik paralajmëron që foshnjet nuk është mirë të qëndrojnë para televizionit.

"Foshnjet kanë nevojë për komunikim të ndërsjellë, apo reciprok."

Campbell thotë se i pëlqen t’i këndojë djalit të saj.

"Kur i këndojmë, ai qesh shumë. Patjetër që ai reagon kur i këndon, si të thuash qetësohet,"- thotë Campbell.


XS
SM
MD
LG