Lidhje

Sulmet me bombë në Irak shkaktojnë 29 të vrarë dhe 80 të plagosur

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët irakianë thonë se dy sulme me bombë kanë shkaktuar të paktën 29 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Sulmet ndodhën pranë sheshit “Aden”, në veri të Bagdadit dhe në distriktin perëndimor të Mansurit. Autoritetet thonë se shumica e 80 të plagosurve ishin në shpërthimin e Adenit. Policia tha se ka mundësi që sulmi të ketë patur objektiv zyrën e sigurisë kombëtare.

Bomba tjetër u aktivizuan jashtë zyrës së një kompanie të telefonisë celulare, duke shkatërruar disa ndërtesa pranë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Në një tjetër sulm po sot, policia tha se një shpërthim me bombë anës rrugës vrau dy njerëz që po udhëtonin me makinë në Bagdadin veriperëndimor.

XS
SM
MD
LG