Lidhje

Sulmet me bombë shkaktojnë tetë të vrarë në veri të Irakut

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Zyrtarët irakianë thanë se një sulm me bombë në pjesën veriore të vendit vrau tetë persona, përfshi gjashtë oficer policie.

Sulmi ndodhi më pak se 24 orë pasi dy makina bombë vranë të paktën 26 persona në kryeqytetin Bagdat.

Shpërthimet e fundit ndodhën të djelën në mbrëmje në qytetin Shirkat. Njoftimet bëjnë të ditura se gjatë sulmit ndodhën dy shpërthime me bombë dhe se e dyta u aktivizua kur njerëzit ishin mbledhur për të inspektuar shpërthimin e parë.

Ka njoftime kontradiktore në se bomba e dytë ishte një sulm vetvrasës apo bombë e vendosur në anë të rrugës.
Iraku është tronditur nga një valë dhune pas zgjedhjeve parlamentare të marsit që dështuan të nxirrnin në fitues të qartë.
Disa zyrtarët janë të shqetësuar se kryengritësit mund të kenë shfrytëzuar situatën politike në vend.

XS
SM
MD
LG