Lidhje

SWIFT ndërpret shërbimet për bankat iraniane pas urdhërit të BE-së

  • Zëri Amerikës

Sistemi më i madh i pagesve elektronike në botë thotë se po ndërpret shërbimet me bankat iraniane, të vëna në listën e zezë nga Bashkimi Evropian, një hap tjetër ky nga vendet perëndimore për të dobësuar edhe më tej aftësinë e Iranit të financojë programin e tij bërthamor.

Shoqata me bazë në Belgjikë për shërbimiet elektronike financiare ndërbankare, ose SWIFT, tha se do të veprojë në përputhje me urdhërin e Bashkimit Evropian për të ndërprerë shërbimet për kompanitë financiare iraniane, duke filluar nga e shtuna në orën 16, sipas Grinuiçit.

Ky vendim i SWIFT-it pason vendimin e Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson shtetet anëtare, për bllokimin edhe më tej të pasurive që kanë lidhje me aktivitetin bërthamor të Iranit, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se synon të prodhojë armë atomike. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

SWIFT është një rrjet privat i sigurt elektronik që përdoret pothuajse nga çdo bankë për të dërguar mandate pagesash për transferime parash nëpër botë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG