Lidhje

Rusia, dyshim ndaj përkushtimit amerikan për armëpushimin në Siri


Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha se të shtunën ka patur shpërthime dhe përleshje në fronte të ndryshme në Siri, mes trupave pro-qeveritare dhe opozitës. Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij po e respekton marrëveshjen e armëpushimit në Siri dhe shprehu dyshime për respektimin e saj nga Washingtoni. Përmes një deklarate Shtëpisë e Bardhë thonte se “Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë të ndjekin hapat e parë të marrëveshjes me Rusinë, pa pakësimin e dhunës, në Siri, në mënyrë që të mund të hyjë atje ndihma humanitare.

Kamionët me ndihma për në Aleppo hynë të shtunën nga pika kufitare Çilvegozu mes Turqisë dhe Sirisë. Është dita e gjashtë që kur armëpushimi i brishtë hyri në fuqi, ndërsa grupet rivale kanë patur mosmarrëveshje mbi mënyrën e dërgimit të ndihmave. Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se i kanë kërkuar leje qeverisë siriane, që ndihmat të shkojnë në zonat e izoluara, ku ato janë tepër të nevojshme për popullsinë. Dy autokolona me ndihma prisnin që nga dita e martë të hynin në kufirin e Turqisë me Sirinë. Në to kishte miell të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e më tepër se 150 mijë njerëzve, si dhe racione ushqimi për 35 mijë vetë për një muaj. Në Aleppon Lindore mendohet se jetojnë rreth 300 mijë njerëz, ndërsa në zonën perëndimore të qytetit, kontrolluar nga qeveria mendohet se jetojnë më tepër se 1 milionë vetë.

.

XS
SM
MD
LG