Lidhje

Assad fajëson për ndërhyrje Perëndimin


Ai përmend ndihmat dhënë forcave që përpiqen të largojnë atë nga pushteti

Presidenti sirian Bashar al-Asad po fajëson Perëndimin për ndihmat dhënë forcave që përpiqen të largojnë atë nga pushteti, ndërsa një grup aktivist me bazë në Britani thotë se më shumë se 200 ushtarë sirianë dhe luftëtarë të opozitës u vranë në një betejë një-javore për kontrollin e akademisë së policisë në afërsi të qytetit verior të Aleppos.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, e cila zotëron një rrjet burimesh brenda Sirisë, tha se rebelët morën kontrollin e akademisë së policisë në perëndim të Aleppo, pasi forcat qeveritare e braktisur atë sot në mëngjes.

Organizata tha se të paktën 120 trupa të ushtrisë dhe 80 kryengritës ishin vrarë gjatë luftimeve pranë qytetit më të madh të Sirisë. Luftëtarët e opozitës përpiqeshin të merrnin kontrollin e kompleksit prej një muaji.

Kreu i opozitës siriane Moaz al-Khatib vizitoi sot zonat e kontrolluara nga forcat rebele në veri të Sirisë, në një udhëtim që synon të forcojë lidhjet midis koalicionit kryesor opozitar dhe kryengritësve brenda vendit. Zoti Al-Khatib, i cili u largua nga Siria vitin e kaluar, kaloi kufirin nga Turqia dhe vizitoi dy qytete në provincën e Aleppos.
XS
SM
MD
LG