Lidhje

Shpërthime në lartësitë Golan, 8 të vrarë


Organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se shumica e të vrarëve ishin pjesëtarë të shërbimeve sekrete ushtarake

Dy shpërthime me makina bombë në lartësitë Golan në zonën e kontrolluar nga Siria, shkaktuan vdekjen e 8 njerëzve sot ndërsa forcat qeveritare kanë nisur sulme të reja në distriktin e Damaskut të mbajtur nga rrebelët.

Organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut thotë se shumica e të vrarëve nga shpërthimet e sotme ishin pjesëtarë të shërbimeve sekrete ushtarake.

Askush ende nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por sulmet me makina bombë dhe ato vetvrasëse, që kanë si objektiv forcat siriane, janë taktika luftarake të përdorura zakonisht nga militantët islamikë, të cilët krahas rebelëve përpiqen që të rrëzojnë nga pushteti presidentin Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG