Lidhje

Strategji e re Amerikane për Sirinë


Administrata e presidentit Obama thotë se do të shtojë përpjekjet për dëbimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik nga qytete të rendësishme në Siri dhe Irak. Po ashtu, synohet edhe ristrukturimi i programit të dështuar për trajnimin e forcave siriane dhe për të shtuar sulmet ndaj objektivave ekstremiste. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter dha detaje mbi një strategji të re kundër ISIS gjatë një deshmie para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura.

Pas më shumë se një një viti të fushatës amerikane kundër Shtetit Islamik, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter foli gjerësisht para komisionit rreth ndryshimeve në strategji dhe qendrimit amerikan.

Ai tha se bastisja e javës së kaluar e një burgu të ISIS në Irak nuk do të jetë aksioni i fundit:

“Do të mbështesim partnerët në sulmet e mundshme kundër ISIS ose do të zhvillojmë misione të tilla direkte, si nga ajror dhe po ashtu sulme nga toka.”

Ai premtoi mbështetje më të madhe direkte për trajnimin e grupeve të po luftojnë kundër Shtetit Islamik në Siri:

“Sulmet nga ajri dhe toka do të ndihmojnë në tkurrjen e territoreve që ka ISIS dhe do të krijojnë shanse të reja për më shumë goditje ndaj terroristëve, përfundimisht duke mos u lënë strehë të sigurtë atyre.”

Gjenerali Joseph Dunford është Shef i Shtatëmadhorisë Amerikane:

“Nuk jemi të kënaqur në pozitat që kemi deri sa ISIS të jetë mundur.”

Për shumë republikanë, plani është i vonuar dhe nuk shqyrton ndikimin e fushatës ruse në Siri. Senatori republikan John McCain:

“Ndërsa flasim, avionët rusë po bombardojnë forcat e moderuara siriane ndërsa ne jemi tërhequr.”

Senatori republikan Lindsey Graham pyeti rreth veprimeve ushtarake amerikane:

“Çfarë keni bërë ju zotërinjë dhe presidenti Obama ? Ua keni dorëzuar Sirinë rusëve dhe iranianëve? Kjo është një strategji e varfër.”

Ndërkohë, një demokrat shprehu sheqësime lidhur me synimin amerikan për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad që mund të krijojë një boshllëk kaotik dhe të dhunëshëm të ngjashëm me atë që përjetoi Libia pas rrëzimin e Muammar Gaddafit.

Një tjetër thirrje e stërgjatur për Kongresin për të autorizuar zyrtarisht veprime ushtarake amerikane kundër Shtetit Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG