Lidhje

Gjirokastër: bllokohen refugjatë sirianë

  • Raimond Kola

Policia Kufitare e Gjirokastrës tha se bllokoi 15 refugjatë sirianë në brendësi të territorit shqiptar. Sipas burimeve policore shqiptare mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë, të cilët po marrin trajtim ushqimor dhe shëndetesor në një strehë të përkohshme ngritur në anën shqiptare të kufirit.

Grupet e refugjateve kishin hyrë nga Greqia dhe kishin destinacion final vendet europiane për t`u bashkur me familjarë të tyre. Policia shqiptare pritet t`i riatdhesojë refugjatët në Greqi, vendi nga ata u drejtuan drejt kufirit shqiptar.

Përmbytja e një strehimoreje në Janinë dy ditë më parë, ku ndodheshin mbi 1000 refugjatë sirianë, ka rritur tendencën e trafikantëve të qënieve njerëzore për t`i transportuar familjet siriane drejt Shqipërisë.

Autoritet greke në Janinë kanë deklaruar se do të përshtasin mjedise të tjera më të sigurta ku refugjatët do të kalojnë dimrin. Policia shqiptare krahas pjesëtarëve të ruajtjes së kufirit ka përfshire edhe një repart të policisë DELTA, i cili kryen herë pas here bllokime të grupeve të refugjatëve në terren.

Ndërsa në anën greke të kufirit pika të shumta kontrolli janë ngritur kohët e fundit nga policia greke ,kryesisht për të frenuar trafikun e refugjateve dhe te transportimit te lëndëve narkotike nga Shqipëria.

XS
SM
MD
LG