Lidhje

Kerry: Bisedimet e paqes për Sirinë, sipas parashikimeve


Kryediplomati amerikan thotë se bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara duhet të mbahen sipas parashikimeve të hënën, pavarësisht atyre që ai tha se mendohet të jenë “shkelje të armëpushimit” nga qeveria siriane.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se vëzhguesit rusë dhe amerikanë po takohen si në Gjenevë edhe në Aman sot në përpjekje për një zgjidhje për pakësimin e dhunës në Siri.

Zoti Kerry tha sot se niveli i dhunës ka rënë 80 deri në 90 për qind.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm sirian, Walid Muallem thotë se qeveria e Sirisë vazhdon të jetë e angazhuar për marrëveshjen e armëpushimit, por delegacioni i saj do të presë vetëm 24 orë për delegacionin e opozitës që të arrijë për bisedime.

XS
SM
MD
LG