Lidhje

Tahiri: Policia e angazhuar 24 orë pa kompromis


Në Shqipëri, ministri i ri i Brendshëm Saimir Tahiri, thirri në një mbledhje drejtuesit e policisë duke kërkuar një përmbysje të menjëhershme të situatës së sigurisë në vend.

Ministri Tahiri tha se është koha që policia të ngrihet në këmbë duke kërkuar nga të gjithë drejtuesit e policisë të angazhohen 24 orë dhe pa kompromis, duke deklaruar se s’duhet të ketë më njerëz të paprekshëm nga policia dhe qytetarë të thjeshtë që sorrollaten pa marrë shpesh ndihmën e kërkuar.

Ai shprehu shqetësim për dhunën në familje, përhapjen e armbajtjes pa leje, si dhe cështjen e sigurisë rrugore. Ministri I Brendshem kërkoi gjithashtu një angazhim të plotë në luftën ndaj trafiqeve të qenieve njerëzore dhe drogës që Shqiperia të dalë nga harta e vendeve problematike, deklaroi ai.


Muajt e fundit në vend është vërejtur një rritje e kriminalitetit. Thuajse nuk ka ditë ku të mos ketë të vrarë, të plagosur apo viktima nga aksidentet rrugore. Zoti Tahiri tha se qytetarët presin t’u rikthehet qetësia dhe rendi e se të gjithë duka nisur nga ai vetë janë në provë për arritjen e këtij qëllimi.

XS
SM
MD
LG