Lidhje

Të dyshuarit për grusht shteti në Turqi dalin para gjykatës


Të dyshuarit për grusht shteti në Turqi dalin para gjykatës
Të dyshuarit për grusht shteti në Turqi dalin para gjykatës

Për herë të parë në Turqi, një gjeneral në detyrë po del para një gjykate civile. Gjenerali dhe oficerë të tjerë të lartë janë akuzuar për përpjekje për rrëzimin e qeverisë përmes një komploti të dyshuar të quajtur “Sledgehammer” ose Vare. Prokurorët pretendojnë se hetimi kërkon t’i japë fund pazarllëqeve politike në ushtri.

Gjenerali Bilgin Balanli ka dalë para gjykatës civile sëbashku me 27 të tjerë nën akuzat se kanë kërkuar të pengojnë qeverinë. Gjeneral Balanli do të bëhej komandant në forcat e armatosura para ndalimit të tij tre muaj më parë.

Prokurorët pretendojnë se ai është pjesë e një komploti ushtarak të quajtur "Sledgehammer" që do të thotë vare. Nëse gjenden fajtor, oficerët përballen me deri 20 vjet burg. Qindra oficerë të ushtrisë janë ndaluar si pjesë e hetimeve.

Gazeta e përditshme turke Taraf, ka qënë në ballë të ekspozimit të akuzave. Zëvendës redaktori Yasmin Congar thotë se hetimi është çelësi për spastrimin e politkës turke nga ndërhyrjet e gjeneralëve.

“Është shumë shumë e rendësishme, sepse është thjeshtë zbulimi i baltës brenda shtetit dhe zbulimi i institucioneve sekrete, organizatave sekrete që dyshohen se janë pas shumë e shumë krimesh në këtë vend.”

Çështja "Sledgehammer" është gjykimi i dytë në lidhje me komplotin e dyshuar. Në dhjetor, 200 oficerë dolën para gjykatës nën akuza të ngjashme.

Prokurorët pretendojnë se kishte një plan të përpunuar për të shkaktuar kaos në vend, përfshi provokimin e konfliktit me Greqinë fqinje dhe bombardimin e xhamive në Turqi. Ushtria ka një traditë të gjatë për ndërhyrjet në politikë, duke rrëzuar katër qeveri që nga viti 1960.

Por analisti politik dhe gjeneral brigade në pension Haldun Solmazturk thonë se hetimet janë një gjueti politike shtrigash e nxitur nga qeveria.

“Po synojnë qeverisjen një partiake. Atyre nuk u pëlqen demokracia. Sapo të eliminojnë ushtrinë, nuk ka fuqi tjetër që të sfidojë sundimin monist. Ndaj qeveria ka qënë kaq e vendosur në mbështetjen e këtij sitemi drejtësie të padrejtë.”

Avokatët e mbrojtjes thonë se më herët këtë vit policët u detyruan të pranojnë se kishin vënë emra inkriminues dhe numra telefonash në telefonin e njërit prej oficerëve të akuzuar.

Shqetësimet janë rritur si brenda Turqisë edhe jashtë saj për hetimet, të cilat vazhdojnë për katër vjet pa asnjë dënim. Gjykimi më i gjatë dhe më i madh, akuza për komplotin Ergenekon, tani është në vitin e tretë.

Përveç oficerëve ushtarak, mes shumë të pandehurish ka edhe gazetarë dhe kritikë të njohur të qeverisë. Por kryetari i komisionit parlamentar për marrëdhëniet me jashtë i partikës AK në pushtet Volkan Bozkir hedh poshtë akuzat se hetimet janë të motivuara politikisht.

“Gjykatat janë të pavarura në Turqi. Është sistemi i cili vendos dhe në bazë të kushtetutës, pushtetet janë të ndara.”

Prokurorët turq nuk po tregojnë shenja të uljes së presionit ndaj forcave të armatosura, ndërkohë që vazhdojnë arrestimet. Më herët këtë muaj, më shumë se 20 oficerë ushtarak u ndaluan në lidhje me një komplot tjetër kundër qeverisë që thuhet se përfshinte përdorimin e internetit për të përhapur propagandë kundër qeverisë. Pothuajse të gjithë të arrestuarit në lidhje me hetimin janë në burg, disa prej më shumë se tre vjetësh. Rreth 10 përqind e gjeneralëve të lartë turq janë pas hekurave të qelive. Gjenerali në pension Solmazturk paralajmëron rreth ndikimit në kapacitetet e ushtrisë.

“Ata tashmë kanë patur një efekt të dëmshëm në moralin dhe gadishmërinë operaconale dhe nuk ka dyshim për këtë, duke pohuar se çdo gjë tjetër do të ishte e palogjikshme. Shumë gjeneralë dhe admiralë, përfshi gjeneral në detyrë dhe admiralë janë në burg.”

Ndërkohë, Turqia po përballet me paqendrueshmëri në rritje në kufinjtë me Sirinë dhe rigjallërim të luftimeve kundër grupit rebel kurd PKK. Më herët këtë muaj, shumica e gjeneralëve të lartë dhanë dorëheqjen për të protestuar hetimet. Por dorëheqjet shihen se po e forcojnë edhe më tej kontrollin e qeverisë në ushtri. Vënia e ushtrisë nën kontrollin civil është një kërkesë kryesore e Bashkimit Evropian, organizëm ky që Turqia kërkon të anëtarësohet. Por pa asnjë zgjidhje në horizont lidhur me arrestimet dhe gjykimet, shqetësimet rreth legjitimitetit të tyre pritet të shtohen.

XS
SM
MD
LG