Lidhje

SHBA, Kinë, bisedime rreth mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës së Jugut


SHBA, Kinë, bisedime rreth mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës së Jugut
SHBA, Kinë, bisedime rreth mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës së Jugut

Shefi i ushtrisë kineze kritikoi Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e manovrave të përbashkëta ushtarake në Detin e Kinës së Jugut dhe për operacionet e fluturimit në brigjet e tij. Gjenerali Chen Bing De i bëri komentet sot në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij amerikan, admiralin Mike Mullen.

Komandantë të lartë ushtarak nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina thanë se zhvilluan sot bisedime të hapura rreth mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës së Jugut dhe çështje të tjera të debatueshme.

Lajmet cituan shefin e shtabit të forcave të armatosura kineze Chen Bing-De të ketë thënë se të dyja palët diskutuan gjithashtu edhe për sigurinë kibernetike, zhvillimin ushtarak të Kinës dhe përqasjen e disa politikanëve amerikanë ndaj Kinës.

Gjenerali Chen shprehu shqetësim rreth operacioneve ushtarake amerikane në Detin e Kinës së Jugut:

"Megjithëse Shtetet e Bashkuara janë shprehur disa herë se nuk janë të gatshme të ndërhyjnë lidhur me mosmarrëveshjet në Detin e Kinës së Jugut, ato po dërgojnë sinjale të kundërta në botë. Shtetet e Bashkuara kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me Vietnamin dhe Filipinet në Detin e Kinës së Jugut, megjithëse e kanë bërë këtë edhe më parë, në këtë kohë ato janë shumë të papërshtatshme."

Admirali Mike Mullen tha pas mbërritjes së tij në Pekin dje se është i shqetësuar rreth mosmarrëveshjeve të Kinës me Filipinet dhe Vietnamin për pretendimet territoriale në detin e Kinës së Jugut të pasur me burime. Kina thotë se Shtetet e Bashkuara duhet qëndrojnë larg kësaj mosmarrëveshje.

Uashingtoni ripohoi së fundmi angazhimin e tij përmes një traktati të përbashkët mbrojtjeje me Filipinet:

"Shtetet e Bashkuara kanë qënë të pranishme në rajonin e Azisë dhe Paqësorit për dekada dhe ne kemi kryer manovra ushtarake me aleatët dhe miqtë tanë në këtë pjesë të botës për dekada me radhe dhe do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë."

Zoti Mullen është në Pekin në një vizitë katër ditore, e para e një shefi të shtatëmadhorisë amerikane që nga viti 2007. Media kineze citoi gjeneralin Chen të ketë thënë se të dyja palët gjetën pika të përbashkëta por kishin opinione të ndryshme për disa çështje.

XS
SM
MD
LG