Lidhje

Banorët e Thethit, protestë për hapjen e rrugës së bllokuar nga bora

  • Pëllumb Sulo

Banorë të zonës turistike të Thethit, të përfshirë në guidat botërore të turizmit malor, protestuan sot para Bashkisë së Shkodrës duke kërkuar ndërhyrjen e menjëherëshme për hapjen e rrugës, të bllokuar nga dëbora prej gati tre muajsh. Banorët përsëritën kërkesën drejtuar prokurorisë për nisjen e hetimeve për të zbuluar ku kanë përfunduar fondet për hapjen e rrugës. Ndërkohë, në një reagim të saj, bashkia bëri të ditur se po punohet për hapjen e rrugës Bogë-Theth, por vonesa prej gati tre muajsh dëshmon mbi kapacitetet e pakta që kanë bashkitë e reja për të menaxhuar shtrirjen e madhe territoriale.

XS
SM
MD
LG