Lidhje

Thirrje për shkurtime drastike të arsenalit bërthamor amerikan


Një organizatë pro kontrollit të armëve bërthamore po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të pakësojë në mënyrë drastike arsenalin e armëve bërthamore.

Pjesëmarrësit në një konferencë të organizuar nga grupi Global Zero kanë publikuar një raport, përmes të cilit i kërkojnë SHBA-së të ulë arsenalin në 900 mbushje, shifër kjo mjaft e vogël krahasuar me 5 mijë mbushjet bërthamore që zotëron vendi aktualisht.

Raporti bën thirrje për eliminimin e të gjitha mbushjeve bërthamore interkontinentale me bazë tokësore, dhe mundësisht disponimin e një arsenali me mbushje që mund të lëshohen prej nëndetëseve ose prej avionëve me rreze të gjatë veprimi.

Takimi i ekspertëve, i kryesuar nga gjenerali në pension James Cartwright, ish-nënkryetar i shtatmadhorisë amerikane, thotë se situata e tanishme bërthamore e SHBA-së është pjesë e një mentaliteti të vjetëruar të periudhës së Luftës së Ftohtë, që nuk trajton kërcënimet e shekullit 21.

XS
SM
MD
LG