Lidhje

Trail Me Up, një faqe virtuale turistike


Një grup italianësh ka hapur një faqe në Internet me pamje nga disa vende të largëta dhe të fshehura të botës. Ata thonë se Trail Me Up përmban pamje të vendeve të ndryshme që nuk mund të shihen në Google's Street View.

Disa nga vendet më të bukura të botës ndodhen në pikat më të largëta që alpinistë si Fabio Zaffagnini i kanë vënë tani në Internet. Vizatat në fshatrat e Etiopisë, ngjitja në male dhe shëtitjet në parqet kombëtare janë tani fenomene virtuale në Internet. Trail Me Up funksionon njëlloj si Google's Street View, por me një ndryshim, aty gjen vende larg rrugëve kryesore, ku shkohet vetëm në këmbë.

"Trail Me Up është një shërbim që të krijon mundësinë të bësh vizita virtuale në vende që mund të shkosh vetëm duke ecur. Është diçka e ngjashme si Street View, ku njerëzit mund të vizitojnë shtigje të pashkelura, pyje dhe parqe kombëtare. Veç kësaj, aty gjen edhe shpjegime për pamjet që sheh”, thotë Fabio Zaffagnini, gjeolog oqeanesh dhe themeluesi i Trail Me Up.

Zaffagnini-t i lindi ideja e kësaj faqeje Interneti kur u tregoi miqve fotografi nga një udhëtim që bë bëri në Amerikën e Jugut. Për t’u dhënë atyre mundësinë të shikonin vendet që ai kishte vizituar, Zaffagnini dhe shoku i tij Gabriele Garavini përgatitën këtë sistem me pesë kamera që mbahet në shpinë dhe që të pesta marrin fotografi me një shkrepje.

Personi që mban sistemin merr fotogrfi çdo 20 apo 30 metra, duke realizuar kështu një pamje 360 gradëshe të zonës përreth. Sisemi është i pajisur me një GPS që përcakton vendin e marrjen së fotografive.

Zaffagnini dhe Garavini e ndërtuan prototipin e parë në kuzhinën e tyre, duke përdorur materiale të pazakonta si këmbë karigesh dhe bateri të biçikletash për kamerat.

Ekipi i Trail Me Up kërkoi fillimisht ndihmë nga komuniteti i Internetit për të financuar projektin dhe u habit nga përgjigja që mori.

"Ne nuk kishim mjaft para për ta patentuar këtë dhe iu drejtuan një platforme italiane për të gjetur fonde dhe kështu mblodhëm më shumë para nga sa na duheshin. Ne ishim me fat që morrëm komente nga njerëzit dhe kjo na bëri të merrnin pjesë me sukses në dy konkurse. Njëri është Spinner i Rajonit të Emilia-Romagna dhe tjetri Changemakers për Expo Milan 2015 dhe i fituam të dy. Ne ndoqëm kurse të komunikimit, marketingut, planifikimit të biznesit dhe të fushave të tjera, ku ne ishim krejtësisht të papërgatitur”.

Ekipi i Trail Me Up ka mbledhur pamje nga dhjetra vende nëpër botë, përfshirë fshatin e një fisi në Etiopi, parkun kombëtar amerikan Yosemite dhe rajonin Cappadocia në Turqi. Projekti tani është duke u zgjeruar me qindra vullnetarë, të gatshëm për të përdorur sistemin e kamerave të shpinës.

Trail Me Up do që t’i tregojnë botës pamjet nga vizitat nëpër vendet e tyre të preferuara. Grupi po bashkëpunon me Klubin Italian të Alpinizmit për t’i angazhuar anëtarët që të sjellin pamje nga malet e Italisë. Roberto Bernardi, i cili drejton seksionin e Romës të Klubit Italian të Alpinizmit, thotë se Trail Me Up është një gjetje e shkëlqyer teknologjike.

Trail Me Up mund të gjendet në Internet në adresën www.trailmeup.com
XS
SM
MD
LG