Lidhje

Trump kërkon mbështetjen e afrikano-amerikanëve


Në vizitën e dytë në Miçigan në dy javë, kandidati republikan për President Donald Trump, u bëri thirrje afrikano-amerikanëve ta mbështesin atë, duke thënë se në të kundërt nuk kanë si të presin ndryshim.

Duke akuzuar rivalen e tij demokrate Hillary Clinton, zoti Trump tha se ajo preferon politika që do të favorizonin refugjatët dhe jo afrikano-amerikanët që ai tha se janë bërë refugjatë në vendin e tyre.

Ai premtoi hapjen e vendeve të punes dhe shtimin e prodhimit në fabrika.

Por ai shkaktoi kritika kur tha se duke pasur parasysh vështirësitë e tyre, afrikano-amerikanët nuk kanë asgjë për të humbur duke i dhënë atij një shans.

Dje zoti Trump, ishte në Luiziana për të vizituar zonat e përmbytura.

XS
SM
MD
LG