Lidhje

A do të ketë efekt domino në zgjedhjet evropiane?


Fitorja e befasishme e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara, sinjalizoi një kthesë nga e djahthta. Tani Evropa po përballet me tre cikle zgjedhjesh: këtë javë në Hollandë; muajin e ardhshëm në Francë; dhe në verë në Gjermani. Në një farë mase, ethet kundër politikës tradicionale në Evropë ishin një pasqyrim i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Por, a do të ketë tani një “efekt Trump” në Evropë që mund të sjellë kandidatët populistë në pushtet?

Geert Wilders është “Donald Trumpi hollandez”. Politikani hollandez ka flokë të verdhë të krehur me kujdes dhe një platformë të ashpër anti-imigracion. Partia e tij që është gjithashtu kundër Bashkimit Evropian, mund të fitojë një numër të konsiderueshëm vendesh në parlament në zgjedhjet e 15 marsit.

Holanda është në udhëkryq, sipas Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë Transatlantike, Stephen Szabo.

"Një nga mundësitë është që të shohim një efekt domino, ku populistët të sigurojnë mbështetje nga fitorja e zotit Trump dha nga Brexit, ose mund të shohim një kundër reagim që të përçojë mesazhin ‘nuk duam të shkojmë në këtë drejtim’. Kjo do të jetë interesante të shihet në zgjedhjet, veçanërisht në zgjedhjet franceze dhe hollandeze”.

Vëzhguesit thonë se duket se duket se votuesit evropianë i ka përfshirë një valë zemërimi. Guus Valk, është correspondent për Uashungtonin për një gazetë hollandeze:

“Së pari është ideja kundër politikës tradicionale, anti-elitiste se njerëzit kanë ndjesinë se po u marrin vendin e vet. Ka të bëjë me krizën e refugjatëve që ka pasur shumë ndikim në Hollandë, ashtu si shumë vende të tjera në Evropë. Ka të bëjë me krizat ekonomike që kemi pare, kriza në Greqi që nuk është zgjidhur ende siç duhet, sipas shumë votuesve hollandezë. Dhe mendoj se mbi të gjitha ka të bëjë me mosbesimin tek sistemi politik dhe partitë politike”.

Sipas analistit të politikës së jashtme, Edward Joseph, shumë evropianë po shtrojnë pyetjen “A jam në vendin tim”? Ai tha se ky mund të jetë një faktor kyç për zgjedhjet e ardhshme.

“Politikat e kancelares Angela Merkel janë shumë në favor të imigracionit. Kjo ka shkaktuar një ndjenjë ankthi mes votuesve evropianë. Problemi i dytë është globalizimi dhe krizat e vazhdueshme ekonomike të lidhura me të”.

Dhe megjithëse shumë vetëve nuk u pëlqejnë politikat e partive të djathta populiste ose të Presidentit, duket se në Evropë në përgjithëse ka një consensus se relievi politik po ndryshon në mënyrë dramatike”.

Ashtu si në zgjedhjet amerikane, shumë votues hollandezë janë të shqetësuar se çfarë tregojnë tani sondazhet, duke u druajtur se përfundimet e tyre nuk janë të besueshme.

Rezultatet e zgedhjeve të 15 marsit në Hollandë mund të jenë një sinjal për drejtimin që po merr politika evroëiane.

XS
SM
MD
LG