Lidhje

BE: Greqia të përmbushë angazhimet që të qendrojë në Eurozonë


GREECE POLITICS
GREECE POLITICS

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se shpresojnë që Greqia të mbetet pjesë e eurozonës, por ajo duhet të përmbushë angazhimet e saj.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Pia Hansen Ahrenkilde i bëri komentet sot, ndërsa Presidenti grek Karolos Papulias thirri drejtuesit e partive për një raund përfundimtar të bisedimeve për formimin e një qeverie koalicioni.

Ministria gjermane e Financave paralajmëroi gjithashtu sot se kushtet dhe afati i programit të reformave, për të cilat u ra dakord si pjesë e planit ndërkombëtar të shpëtimit të Greqisë, janë i vetmi mjet i drejtë nga i cili mund të rimëkëmbet vendi.

Stabiliteti politik i Greqisë ka qenë nën dyshim që nga zgjedhjet me rezultat të paqartë të 6 majit, që e ndanë parlamentin mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të planit prej 168,3 miliardë dollarësh.

Krerët e partive në Greqi po rifillojnë bisedimet për të formuar një qeveri koalicioni, duke shpresuar të shmangin zgjedhje të reja parlamentare.

Presidenti grek Karolos Papulias ka thirrur udhëheqësit e partive përsëri për negociata të mëtejshme pasi bisedimet e së dielës dështuan.

Udhëheqësi i Partisë Radikale të majtë Syriza, e cila u rradhit e dyta në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar, ka refuzuar të marrë pjesë në bisedime të mëtejshme për të formuar një qeveri koalicioni.

Kreu i partisë Alexis Tsipras tha të dielën se ata që mbështesin shkurtime të thella të shpenzimeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian nuk e kam kuptuar mesazhin e votuesve.

Asnjë nga tre partitë kryesore të dala nga votimi i javës së kaluar - Demokracia e Re konservatore, Syriza, dhe PASOKu i socialistëve – nuk fitoi vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri. Ata nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë mbështetje të mjaftueshme për të formuar as një koalicion mes tyre.

Presidenti ka afat deri të enjten të ndërmjetësojë një marrëveshje. Nëse ai dështon, Greqia do të duhet të mbajë zgjedhje të reja muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG