Lidhje

BE - Turqi, takim për emigrantët


Përfaqësues të Turqisë dhe BE-së u takuan sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me trajtimin e fluksit të emigrantëve, ndërsa konfliktet dhe mungesa e qëndrueshmërisë në pjesë të tjera të botës i ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga vendet e tyre.

Pritet që në takim të bihet dakord për një ndihmë 3,2 miliardë dollarëshe për Turqinë, ku kanë shkuar numri më i madh i emigranëve. Në Turqi jetojnë 2,2 milionë emigrantë nga Siria, që i janë larguar luftës në vendin e tyre.

Masa të tjera shtesë pritet që fokusohen tek kufizimi i udhëtimit të emigrantëve si në Turqi, edhe në BE, si dhe kthimi i atyre që mendohet se nuk kanë nevojë për mbrojtje. Numri më i madh i emigrantëve që kanë shkuar në Europë gjatë këtij viti kanë kaluar përmes Turqisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

BE-ja dhe Turqia pritet të caktojnë edhe një raund të ri bisedimesh në dhjetor lidhur me kërkesën shumëvjeçare të Turqisë për t’u anëtarësuar në grupin e 28 vendeve europiane.

XS
SM
MD
LG