Lidhje

Opozita turke kërkon mbështetjen e besimtarëve

  • Dorian Jones

Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore, po kërkon të ndryshojë imazhin para zgjedhjeve të 7 qershorit. Përpjekja vjen pas një sërë humbjeve përballë partisë AK në pushtet me bazë islame, e cila e kishte protretizuar opozitën si armike të fesë. Siç na njeh materiali në vazhdim, opozita po përpiqet të fitojë mbështetjen e besimtarëve ndërsa pëpiqet të mbrojë bazën tadicionale laike.

Kandidatja për deputete Selin Sayek-Boke është një prej anëtarëve të Partisë Republikane Popullore, shkurtimisht CHP, me bazë laike, e cila ndryshe nga fushatat e tjera po përqëndrohet tek ekonomia.

“Mesazhi për ekonominë, premtimi dhe angazhimi për një administratë më të mirë publike prek jetën e të gjithëve.”

Kandidatja po e përçon mesazhin tek pronarët e bizneseve të vogla, votues tradicionalë të partisë në pushtet AK. Opozita CHP po premton ulje taksash për naftën dhe politika të tjera që synojnë rigjallërimin e ekonomisë.

Kjo strategji duket se po funksionon tek disa tregtarë, që po ankohen rreth problemeve në biznes.

“Do të ndihmonte njerëzit të siguronin nevojat bazë me çmimet në rënie. Do të rigjallëronte tregjet,” thotë një tregtar.

((mandatory cg: CHP campaign ad))

Reklamat tërheqëse, prodhim i një kompanie të njohur, janë pjesë e strategjisë së Partisë CHP, për t’i çliruar nga imazhi si parti laike.

Por trashgimia e CHP si parti e themeluesit të shtetit laik, Mustafa Kemal Ataturk dhe deri së fundmi mbështetëse e kufizimeve mbi praktikat fetare, si vënia e shamisë, mbeten një pengesë elektorale. Beul Durmaz është profesor sociologjie.

“CHP ka ndaluar disa praktika fetare dhe disa herë është shprehur kundër përdorimit të shamive të kokës. Për këtë arsye ende disa njerëz nuk i besojnë kësaj partie.”

Shumë publikime partiake synojnë t’u kundërvihen thënive nga partia në pushtet me bazë fetare, se opozita është anti-myslimane.

Izmiri, me një popullsi të madhe dhe laike, është bazë e fortë e partisë CHP dhe politikat e vijës së ashpër gëzonin mbështetje mes votuesve në atë qytet. Por kandidatja Sayek-Boke këmbëngul se mesazhi i ri pluralist nuk do të thotë se partia po hedh poshtë themelet laike.

“Është një përpjekje e madhe për të treguar se jemi parti social demokrate. Parti që qëndronte për barazi, respekt për të gjitha besimet dhe etnitë. Turqia është ndarë në shumë pjesë përmes etnisë dhe fesë. Aktulishte ne duam pajtim.”

Në Izmir, Sayek-Boke dhe kandidatët e tjerë të partisë së saj po mundohen të zgjerojnë mbështetjen mes popullsisë së devotshme turke, por njëkohësisht ata nuk duan të zemërojnë bazën e partisë. Suksesi partisë CHP për t’ia arritur qëllimit do të jetë kyç në përcaktimin nëse ata arrijnë rezultatin elektoral që dëshirojnë.

XS
SM
MD
LG