Lidhje

Policia turke, përsëri gazin lotsjellës ndaj protestuesve


Kryeministri ka në plan të takohet me disa prej protestuesve të mërkurën, por i akuzon ata se po përpiqen qëllimisht të dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e Turqisë

Policia turke përdori gaz lotsjellës, granata tymuese dhe ujë me presion në përleshjet që zgjatën deri në orët e para të se mërkurës kundër protestuesve në sheshin Taksim të Stambollit.

Kjo ishte hera e dytë që policia përdori gaz lotsjellës, granata tymuese dhe ujë me presion për të zbrazur sheshin. Protestuesit janë të vendosur të ndalojnë autoritetet nga shkatërrimi i një parku publik pranë sheshit ku planifikohet të ngrihet një ndërtesë të re.

Ata gjithashtu janë duke kërkuar që kryeministri Rexhep Tajip Erdogan të japë dorëheqjen, duke e akuzuar atë se ka imponuar pikëpamjet e tij konservatore islamike në një vend laik.

Kryeministri ka në plan të takohet me disa prej protestuesve të mërkurën, por i akuzon ata se po përpiqen qëllimisht të dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e Turqisë

Tre njerëz kanë vdekur që kur protestat filluan pothuajse dy javë më parë. Rreth 5 mijë njerëz janë plagosur dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG