Lidhje

Uashingtoni do ta ndihmojë financiarisht Pakistanin të luftojë militantët

  • Zëri Amerikës

Uashingtoni do ta ndihmojë financiarisht Pakistanin të luftojë militantët

Uashingtoni do ta ndihmojë financiarisht Pakistanin të luftojë militantët

Administrata Obama u zotua të kërkojë miratimin nga Kongresi të një shume prej 2 miliardë dollarësh në ndihma ushtarake për Pakistanin në mënyrë që ky i fundit të intensifikojë luftën kundër ekstremistëve.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton njoftoi sot në Uashington paketën e ndihmave 5 vjeçare në raundin më të fundit të një dialogu strategjik mes dy vendeve.

Sekretarja Clinton tha se administrata do të kërkojë miratimin e ndihmës, e cila do të jepet në periudhën 2012-2016. Kjo ndihmë ushtarake do t’i shtohet shumës prej 7.5 miliardë dollarësh në ndihma civile, që administrata Obama është angazhuar se do t’i japë Pakistanit.

Sekretarja Clinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë partner më të fortë se sa Pakistani në përpjekjet anti-terroriste kundër ekstremistëve, që kërcënojnë të dy vendet.

Ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi nuk përfilli kritikat se Pakistani nuk po bashkëpunonte plotësisht në luftën kundër terrorizmit. Ai vuri në dukje se civilë të panumërt dhe anëtarë të forcave të sigurimit të Pakistanit kanë humbur jetën në luftën kundër ekstremizmit.

XS
SM
MD
LG