Lidhje

Ndalohen fluturimet ruse në Ukrainë


Linjat e drejtpërdrejta ajrore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë ndaluar. Vendimi u njoftua muajin e kaluar nga autoritetet në Kiev, si masa më e fundit e reciprocitetit për konfliktin në Ukrainë. Ndalim-fluturimi hyri në fuqi në mesnatë, pasi dështuan bisedimet që ishin organizuar për këtë çështje.

Mendohet se numri i pasagjerëve që preken është rreth 70 mijë në muaj dhe analistët thonë se kostot për kompanitë ajrore ruse do të jenë të mëdha.

Ndërkohë ukrainasit po votojnë në zgjedhje lokale që do të krijojnë këshillat e rinj dhe do të caktojnë kryetarët e rinj të bashkive dhe komunave.

Ky proces zgjedhor shikohet si një testim për koalicionin e Presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe për politikat e tij, që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2020.

XS
SM
MD
LG