Lidhje

Luftime të reja në Ukrainën lindore


Në luftimet mes ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve me mbështetjen e Rusisë janë vrarë të paktën 8 civilë, thanë sot zyrtarët në Ukrainën lindore. Sipas njoftimeve të forcave rebele dhe të Kievit, të paktën 22 të tjerë u plagosën në sulmet e 24 orëve më parë.

Ushtria e Ukrainës tha se 5 nga ushtarët e saj u vranë dhe 27 u plagosën gjatë luftimeve.

Që pas dështimit të bisedimeve mes qeverisë të Ukrainës dhe separatistëve të shtunën, në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, të vetëdeklaruara si republika separatiste, janë zhvilluar luftime.

Ka shqetësime se dhuna mund të shkallëzohet më tej. Dje një udhëheqës i rebelëve pro-rusë njoftoi një “mobilizim të përgjithshëm”, me synimin për të fuqizuar forcat e armatosura separatiste me rreth 100 mijë luftëtarë.

XS
SM
MD
LG