Lidhje

Takim për Ukrainën në Moskë


Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës ndodhen në Moskë për të paraqitur një plan të ri paqeje që synon t’i jap fund shkallëzimit të luftimeve mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez François Hollande do të takohen sot me presidentin Vladimir Putin në kryeqytetin rus, pas takimit që patën dje në Kiev me presidentin Petro Poroshenko, i cili mbështetet nga perëndimi.

Para takimit zonja Merkel tha se nisma që ajo dhe zoti Hollande po paraqesin në Moskë synon të mbrojë paqen evropiane. Ajo tha se të dy udhëheqësit po bëjnë gjithçka të mundur për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë.

Zoti Hollande e quajti propozimin “një zgjidhje të re të konfliktit, bazuar në integritetin territorial të Ukrainës." Zoti Poroshenko tha se plani ngjall shpresa për një armëpushim.

XS
SM
MD
LG