Lidhje

Uragani Ajrinë godet bregun lindor të SHBA


Uragani Ajrinë godet bregun lindor të SHBA
Uragani Ajrinë godet bregun lindor të SHBA

Uragani Ajrinë po godet brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara me erëra me shpejtësi 140 kilometra në orë. Në njoftimet e fundit, Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Ajrinë ka tani fuqinë e një uragani të kategorisë 1 dhe po lëviz drejt veriut nga brigjet e Karolinës së Veriut me shpejtësi 24 kilometra në orë.

Sekretarja e Sigurimit Kombëtar Xhanet Napolitano udhëzoi sot banorët në rrugën që pritet të përshkojë uragani, që t’i marrin seriozisht të gjitha paralajmërimet. Zonja Napolitani tha se kushdo që është në zonë evakuimesh, duhet të largohet.

Uashingtoni është përgatitur për goditjen e uraganit Ajrinë, që pritet të mbërrijë brenda disa orësh në kryeqytetin e vendit. Shërbimet e metrosë janë ndërprerë, ndërkohë që kompanitë e shërbimit elektrik janë në gjendje gatishmërie për pemë e shtylla të rrëzuara nga era. Shumë nga lagjet që shtrihen në brigjet e lumit Potomok kanë marrë thasë rëre për të penguar vërshimin e ujit në katet e poshtme.

Një tjetër paralajmërim për uragan u lëshua edhe për Nju Jorkun dhe për shumicën e bregut lindor për atë që Presidenti Obama e quajti një stuhi “tejet të rrezikshme”.

Në Nju Jork, kryetari i bashkisë Majkëll Blumbereg urdhëroi për herë të parë evakuimin e detyrueshëm të qytetit.

Ne sot po vendosim evakuimin e detyryara, e përsëris, të detyruar për të gjithë nju jorkezët që jetojnë në zonën e ulët A pranë brigjeve në të 5 distriktet që janë në rrezikun më të madh nga dëme prej uraganit Ajrinë. Në këtë njoftim përfshihet edhe një pjesë e Rokweit, i cili nuk është zona A por është zona B”. - tha ai

Presidenti Obama, përpara se të largohej nga vendpushimi i Martha’s Vineyard iu drejtua amerikanëve me fjalët:

“Mos prisni! Mos u vononi! Ne shpresojmë për më të mirën por përgatitemi për më të keqen. Duhet ta marrim seriozisht këtë stuhi”.

Ndërsa shumë njerëz janë evakuar duke ndjekur urdhërat e zyrtarëve lokalë, ka patur edhe nga ata që nuk kanë dashur të largohen:

“Do të qëndroj! Mendoj se nuk do të jetë aq keq sa thuhet!”-

Rreth çerek milionë njerëzve u është thënë të lënë shtëpitë e tyre në zonat e ulta të qytetit, mes tyre edhe distrikti financiar Wall Street.

Për herë të parë, mbyllet gjithë sistemi i transportit publik, ai i metrove dhe autobusëve. Të tre aeroportet më të mëdha të Nju Jorkut janë mbyllur.

Linjat ajrore kanë pezulluar qindra fluturime kudo në bregun lindor, si dhe shërbimi hekurudhor në pjesën lindore është pezulluar.

XS
SM
MD
LG