Lidhje

SHBA: Projektligj për tarifa ndaj Kinës nëse ajo nuk rivlerëson monedhën


SHBA: Projektligj për tarifa ndaj Kinës nëse ajo nuk rivlerëson monedhën
SHBA: Projektligj për tarifa ndaj Kinës nëse ajo nuk rivlerëson monedhën

Një grup senatorësh amerikanë propozuan një ligj që parashikon tarifa speciale ndaj Kinës nëse ajo nuk rivlerëson monedhën. Projektligji i hartuar nga demokrati Charles Schumer dhe republikani Lindsey Graham, do ti kërkonte Departamentit të Thesarit që të mbikëqyrë rregullisht nëse Kina po e mban artificialisht të ulët vlerën e monedhës së saj që tu japë avantazh eksporteve në tregjet nderkombëtare. Në bazë të ligjit të propozuar, Departamenti i Thesarit do të duhet të vlerësojë çdo monedhë të nënvlerësuar dhe më pas Departamenti i Tregtisë mund të vërë tarifa speciale mbi importet që vijnë nga këto vende të cilat qëllimisht e mbajnë të ulët vlerën e monedhës së tyre. Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që mos të “politizojë” vlerën e juanit, duke thënë se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe.

Anëtarë të Senatit amerikan po i kërkojnë administratës së presidentit Barak Obama që të bëjë më shumë për të ushtruar trysni ndaj Kinës për të zhvleftësuar monedhën e saj. Këta ligjvënës thonë se duan të shohin veprime. Demokratja nga shteti i Miçiganit, Debbie Stabenow, thotë se Kina po bën me hile duke mbajtur të ulët vlerën e monedhës së saj në menyrë artificiale.

“...ndaj duhet të ndalojë që të jemi të barabartë në fushën e lojës. Duhet bërë sepse punonjësit tanë dhe bizneset kanë nevojë të jenë në gjendje të prodhojnë përsëri gjera në këtë vend.”

Ligjvenësja Stabenow është një prej pesë senatorëve që po kërkojnë miratimin e një legjislacioni që do ti kërkonte administratës së presidentit Obama që të vinte tarifa nëse Kina refuzon të heqë kontrollin nga monedha e saj.

Të gjithë senatorët vijnë nga shtete që varen në masë të madhe nga eksportet. Por pikpamjet e tyre politike kanë një shtrije që nga disa prej anëtarëve më liberal të Senatit deri tek më konservatorët.

“Kjo është një mbështetje e pazakonte që po vihet re për këtë projektligj dhe kjo është një kohë e pazakontë.”

Republikani nga Kansasi Sam Brownback thotë se kjo është një çështje ku senatorët e partive kundershtare janë të bashkuar nga situata. Ai thotë se nëse Kina nuk zhvelftëson monedhën e saj, Kongresi do të ndikojë që të ushtrohet trysni ndaj atij vendi.

“Nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë, ne do ti detyrojmë ata. Ndaj ne do të dalim me një mekanizëm që do të veprojmë kundër tyre me të njëjtën forcë siç janë pershembull tarifat, pas një kohe të caktuar nëse ata nuk do të merren me situatën.”

Legjislacioni i nevojshmë u hartua nga republikani Lindsey Graham i Karolinës së Jugut dhe demokrati Charles Schumer i shtetit të Nju Jorkut. Ata paraqitën një projekligj të ngjashëm disa vite më parë për të cilin tani e pranojnë se ishte një përpjekje simbolike për t’i derguar një mesazh Pekinit.

Por kësaj radhe, thonë ata, do të përpiqen ta miratojnë legjislacionin në të dy dhomat e Kongresit. Senatori Graham thotë se padyshim që masa do të miratohet.

“Ky është një koalicion i mirë që i bën gjerat të mundshme në Senat dhe shpresoj që edhe kolegët tanë në Dhomën e Përfaqësuesve do të ndjekin shembullin.”

Legjislacioni i propozuar do ti kërkonte Departamentit të Thesarit që të vepronte kur të zbulonte një monedhë të nënvlerësuar. Departamenti i Thesarit do të autorizohej që të impononte tarifa për mbrojtur firmat amerikane nga importet nëse monedha e çrregulluar e atij vendi zbulohet të jetë subvencionuar.

Hartuesit e masës thonë se e kanë diskutuar këtë çëshjte me Sekretarin e Thesarit Timothy Geithner. Nderkohë, zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs u pyet nga gazetarët gjatë një konference shtypi nëse shtytja nga Kongresi do ti jepte presidentit Barak Obama më shumë mbështetje në diskutimet e tij me Pekinin.

“Mendoj se avantazhi më i madh që ka presidenti janë diskutimet e drejtëpërdrejta me udhëheqësit në Pekin ku mund të flasë për një monedhë të orientuar drejt tregjeve, mendoj se ky është avantazhi më i madh që mund të ketë presidenti gjatë një takimi të vetëm.”

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi meritat e legjislacionit. Por senatorët pas masës thonë se legjislacioni mund të ndihmojë presidentin që të arrijë një prej synimeve kryesore ekonomike: dyfishimin e eksporteve amerikane brenda pesë vitesh.

XS
SM
MD
LG