Lidhje

Izraeli kërkon më shumë ndihma ushtarake amerikane


Izraeli po bën përpjekje që të rrisë ndihmën ushtarake që Shtetet e Bashkuara dërgojnë çdo vit deri në 5 miliardë dollarë, një shifër që do të ishte jo vetëm shuma më e madhe që Shtetet e Bashkuara japin si ndihmë ekonomike por edhe sa trefishi i shumës që merr çdo vend tjetër gjithsej nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë dy viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit 3.1 miliardë dollarë në të ashtuquajtura “financime për ushtri të huaja”. Së bashku me Egjiptin që ka marrë rreth 1.5 miliardë dollarë çdo vit, këto dy vende marrin afro 80 për qind të mbi 5.5 miliardë dollarëve ndihmë globale ushtarake amerikane, sipas një analize të të dhënave qeveritare që ka bërë Zëri i Amerikës. Pakistani, që vjen i treti, mori 280 milionë dollarë në vitin 2015.

Viti i ri fiskal që filloi muajin e kaluar dhe Shtetet e Bashkuara kanë në plan të shpenzojnë d 33.7 miliardë për ndihmë të huaj. Një e treta e kësaj shume është akorduar për përpjekjet gloobale në vend që të caktohej për vende individuale. Shifra për Izraelin mbetet e njëjta, e gjitha për ushtrinë, ndërsa Afganistani do të marrë 1.5 miliardë dollarë dhe Egjipti një shumë pak më të vogël.

Nëse fondet për Izraelin arrinin në 5 miliardë në vitin 2016, kjo do të përbënte 14 për qind për çdo dollari të ndihmave financiare ndërkombëtare amerikane.

Buxheti për ndihmë ndërkombëtare për vitin 2016 është ndarë në tetë kategori, me në krye 8.8 miliardë dollarë për ndihmë shëndetësore dhe 8.7 miliardë për paqe dhe siguri, ku përfshihen financimet ushtarake dhe elementë të tjerë si anti-narkotikët dhe krimet ndërkombëtare. 5.6 miliardë janë për ndihmë humanitare.

Përveç Izraelit dhe Egjiptit, vendet që kanë marrë më shumë ndihmë për sigurinë, nxjerrin në pah konfliktet aktuale ndërkombëtare.

Jordania, që po kryen goditje ajrore në Irak dhe Siri si pjesë e koalicionit të Shteteve të Bashkuara; Pakistani, ushtria e të cilit po lufton kundër ekstremistëve përgjatë kufirit me Afganistanin; Iraku, ku ekstremistët e Shtetit Islamik ende kanë nën kontroll qytete kryesore; Afganistani dhe beteja e tij e vazhdueshme me Talebanët; Somalia që po lufton kundër grupit al-Shabab; dhe Siria me kryengritësit e saj që ka katër vjet në luftë civile; secili do të marrin nga 100 milionë dollarë këtë vit.

XS
SM
MD
LG