Lidhje

Presidenti Obama - Objektivi i republikanëve në zgjedhjet e nëntorit

  • Jim Malone

Presidenti Obama - Objektivi i republikanëve në zgjedhjet e nëntorit

Presidenti Obama - Objektivi i republikanëve në zgjedhjet e nëntorit

Ekspertët politikë thonë se vitit 2010 mund të jetë një vit i veshtirë për presidentin Barack Obama dhe ligjvenësit demokratë në Kongresin amerikan. Shumica e analistëve parashikojnë se republikanët do të arrijnë të fitojnë më shumë vende në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres. Ata thonë se popullariteti i presidentit dhe reforma në shendetësi do të jenë çështjet kryesore të fushatës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone ishte kohët e fundit në shtetin perendimor amerikan, Nevada, dhe na sjell mendimet e votuesve nga ai shtet mbi zgjedhjet e ardhëshme dhe presidentin Obama.

Është një takimi i përmuajshëm i Klubit Demokratik pranë Las Vegasit.

Kandidatët vendorë bëjnë thirrje për mbështetje.

Disa nga demokratët këtu, si John Punticello janë të shqetësuar rreth renies së popullaritetit të presidentit Obama.

Ka renë mbështetja kudo në Amerikë dhe po ashtu edhe këtu në Nevada.

Të tjerë, si Tracy Lawrence, shohin lajme pozitive për demokratët dhe presidentin.

Megjithëse reforma shendetësore nuk ishte gjithçka dëshironim, është një hap përpara. Mendoj se mbështetja për të do të fillojë të shtohet. Presidenti arriti ta miratojë ligjin ndërsa shumë njerëz menduan se ai nuk do t’ia arrinte.

Drejtuesi i programeve radiofonike në Las Vegas, Sir Cooper thotë se demokratët duhet të dalin nga apatia ndërkohë që afrohen zgjedhjet.

Nuk janë aq të fuqishëm sa do të doja të ishin. Kur republikanët duan diçka, i vihen me këmbëngulje. Ata nuk duan t’ia dinë për asgjë që ju del përpara.

Por skena ishte ndryshe mes republikanëve të mbledhur dy ditë më vonë për të dëgjuar komentatorin konservator të radios, Roger Hedgecock.

Republikania Sharron Angle po kandidon për një vend në senatin amerikan dhe synon të verë presidentin Obama në qendër të fushatës së saj.

Gjithçka presidenti Obama ka bërë që kur erdhi në Shtepinë e Bardhë ka qënë në dëm të bizneseve të vogla, për punonjësit, për të gjithë ata në Amerikë që duan rikthimin e një qeverie që rrespekton kushtetutën.

Ky mesazh është i qëlluar për investitorin e naftës Stan Pullen. Ai është i pakënaqur me planin shëndetësor të presidentit Obama dhe thotë se politikanët në Uashington nuk po e dëgjojnë.

Është e pamundur kur përfaqësuesi dhe ligjvënësi i zonës time voton në favor të ligjit kur shumica e amerikanëve nuk e duan atë. Është si të thuash ata e dinë më mirë çfarë duhet të dua unë.

Lëvizja Tea Party e cila zhvilloi një miting kohët e fundit në Nevada, është intriguese për Stan Pullen dhe republikanë të tjerë.

Konservatorët e vijës së ashpër e kanë presidentin Obama objektivin e tyre kryesor.

Gjëja e parë që do të bëjë është të hedh në gjyq qeverinë për ta ndaluar reformën shëndetësore.

Përkrahësi i lëvizjes Tea Party Harris Holler thotë se republikanët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj lëvizje.

Në se ata nxjerrin kandidatë që të na përfaqësojnë, ndoshta do të marrin votat tona.

Por çështja kryesore në Nevada dhe në mbarë vendin është ekonomia, thotë analisti David Damore.

Mendoj se fushata do të jetë për vendet e punës dhe gjendjen e ekonomisë këtu në Nevada. Ne kemi këtu papunësinë më të lartë në nivel kombëtar.

Ekonomia a dobët kombëtare ka dëmtuar turizmin në Las Vegas dhe republikanët po betohen se në nëntor votuesit do të preferojnë ata në zgjedhjet e nëntorit.

XS
SM
MD
LG