Lidhje

SHBA, infermierja shërohet nga Ebola


Një lajm i mirë për luftën kundrë Ebolës në Shtetet e Bashkuara: një infermjere e dytë në Teksas e infektuar me virusin doli sot nga spitali.

Zyrtarët në spitalin e Atlantës, ku u trajtua 29-vjeçarja Amber Vinson, thanë se analizat tregojnë se tani ajo nuk është më me Ebolë. Sot zonja Vinson bëri një deklaratë për shtyp. Ajo falenderoi ekipin mjekësor për kontributin që dha në shërimin e saj. Por ajo shtoi se ndërsa sot ishte për të një “ditë për të festuar dhe për të shprehur mirënjohjen”, ajo kërkoi që vendi “të mos humbë fokusin” ndaj mijëra familjeve që vazhdojnë të mundohen nën barrën e rëndë të Ebolës në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG