Lidhje

Kerry: Shteti Islamik kryen gjenocid


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se ka arritur në përfundimin që mizoritë e kryera nga grupi Shtetit Islamik përbëjnë gjenocid. Zoti Kerry e bëri njoftimin sot nga salla e konferencave për shtyp të Departmentit të Shtetit, dhe iu referua Shtetit Islamik sipas akronimit në gjuhën arabe, Daesh:

“Arsyeja pse dal sot para jush është t’ju konfirmoj se sipas gjykimit tim, grupi Daesh është përgjegjës për gjenocid ndaj popullsive në zonat që kontrollon, ndër ta jazidët, të krishterët, dhe myslimanët shiitë. Misioni i tyre i vetë-shpallur është gjenocidi, si nga ideologjia, ashtu edhe veprimet e tyre, nga ato çfarë thonë, çfarë besojnë dhe çfarë bëjnë.”

Zoti Kerry tha gjithashtu se grupi terrorist është fajtor për krime kundër njerëzimit dhe për spastrim etnik.

Ai tha se ky përcaktim u bë pas një përmbledhjeje të informacioneve të marra nga Departamenti i Shtetit dhe agjenci të tjera. Sekretari Kerry bëri dhe një paraqitje më të detajuar të ushtrimit nga ky grup të ekzekutimeve në masë, përdhunimeve dhe vrasjeve masive ndaj disa grupimeve, vetëm për shkak të besimit të tyre. Kongresi i kishte përcaktuar datën 17 mars Departamentit të Shtetit, si afatin brenda të cilit administrata Obama duhet të vendoste për përkufizimin e krimeve të kryera nga ISIS ndaj minoriteteve etnike dhe fetare në Irak.

XS
SM
MD
LG