Lidhje

Zgjedhjet për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhërsi


Sot në disa shtete amerikane po mbahen zgjedhje të rëndësishme vendore. Nju Xhersi dhe Nju Jorku zgjedhin sot guvernatorët, ndërsa një sërë qytetesh të rëndësishme si Nju Jorku, Atlanta, Bostoni, Detroiti, Hjustoni dhe Majami zgjedhin kryetrët e bashkive.

Analistët politikë presin të shohin prirjet e elektoratit për të bërë parashikeme për zgjedhjet e vitit të ardhshëm për në Kongres, kur do të votohet për të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësusve dhe për një-të-tretën e 100 vendeve të Senatit.

Në Nju Xhersi, një shtet që kufizohet me qytetin e Nju Jorkut, Guvernatori republikan Chris Christie pritet të zgjidhet për një mandat të dytë. Gjatë fushatës ai theksoi dëshirën për t’u anagazhuar me demokratët dhe elektoratin e pavaur. Ai mund të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në Virxhinia, sondazhet tregojnë se kandidati konservator i Partisë Republikane, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Virxhinias, Ken Cuccinelli, përballet me një betejë të vështirë për postin e guvernatorit me sipërmarrësitn Terry McAuliffe. Ky i fundit është mik i ngushtë i ish presidentit Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij, ish- Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG