Lidhje

Dyqanet mbi katër rrota


Për t'u shpëtuar qirave të larta, disa pronarë hapin dyqane-kamionë

Për shumë biznesmenë të ardhshëm, shpenzimet e hapjes së një dyqani në Nju Jork dhe qytete të tjera amerikane janë të larta. Por, nga njëri cep në cepin tjetër të vendit, modeli tradicional për dyqanet po merr një drejtim të ri – mbi katër rrota.

Jessi Goldenberg është një afariste e re. Ajo mori hua dhe e ktheu një kamion të vjetër në një butik të lezetshëm. Ajo thotë se fakti që dyqani i saj është një kamion ndihmon me përballimin e shpenzimeve. Mbi të gjitha, ajo shpëton nga qeratë e shtrenjta të Nju Jorkut:

“Gjithçka po bëhet shumë e shtrenjtë. Nuk mund të përballoja të hapja një dyqan prej tulle dhe betoni në qytet dhe të paguaja qeranë.”

Dyqani Nomad i Jessie-t ka rroba dhe bizhuteri të krijuara, në shumicën e rasteve, nga stilistë lokalë të cilët specializohen në krijimin e sendeve të veçanta. Këtë vit, Jessie arriti të nxirrte fitime. Ajo thotë se arsyeja që kjo ndodhi është se krijoi një eksperiencë të re për blerësit.

“Mendoj se eksperienca është më personale, dhe ofron rehati, se ne jemi këtu gjatë pushimit të tyre të punës. Jemi jashtë derës së tyre, dhe ata mund të hyjnë brenda.”

Zonja Goldenberg është pjesë e një grupi biznesmenësh të rinj në rritje të cilët i sjellin produktet e tyre tek klienti...dhe nganjëherë klienti mund të ketë më shumë se dy këmbë.

Ky dyqan mbi rrota për qentë, i cili quhet "With Love Ivan," e merr emrin nga qeni i Dina DelRussos, Ivani.

Dyqani-kamion, i mbushur me ushqime për qentë, udhëton mes Nju Jorkut dhe Nju Xhersit çdo ditë.

“Mendova, pse të mos kem një kamion. Mund të shkoj ku të dua. Dhe nëse nuk më ecën në një vend, mund të lëviz tek tjetri. Dhe kështu filloi.”
Ivani provon gatimet e saj:

Zonja DelRusso thotë se përreth do të ketë kamionë të tjerë With Love Ivan.
Edhe Jessi Goldenberg po mendon të zgjerojë biznesin me më shumë kamionë dhe mbase edhe me një dyqan tradicional, dhe një emër për koleksionin e rrobave të krijuara nga ajo.


XS
SM
MD
LG