Lidhje

Një program efikas për çrrënjosjen e varfërisë


Thousands of Nigeria's girls have to quit school to work as petty traders and support their families.
Thousands of Nigeria's girls have to quit school to work as petty traders and support their families.

Kur Albina du Boisrouvray u përball me një nga humbjet më të vështira në jetë, vdekjen e fëmijës së saj të vetëm, ajo e shndërroi dhimbjen në diçka pozitive: ajo e krijoi legjitimitetin për punën e djalit të saj, duke u ardhur në ndihmë njerëzve në mbarë botën në emër të tij, që të shpëtojnë nga varfëria.

Albina du Boisrouvray kishte lindur në një familje të pasur, kishte një karrierë të suksesshme në krijimin e filmave dhe në letërsi dhe ishte martuar me një manjat biznesi. Ajo dukej se kishte një jetë të magjishme. Por në vitin 1986, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë, kur djali i vetëm, Francois-Xavier Bagnoud humbi jetën në një aksident me helikopter.

“Ai ishte pilot për operacione kërkim-shpëtimi dhe humbi jetën kur ishte 24 vjeç gjatë një aksioni në Mali", tregon ajo.

Albina krijoi grupin FXBVillage, për çështjen për të cilën Francois-Xavier vdiq tepër i ri pa mundur ta realizojë.

“Kur fillova këtë organizatë, doja që ajo të merrej me çështjen së cilës i ishte përkushtuar im bir, shpëtimit të jetës së njerëzve, prandaj fillova të punoj me fëmijët që jetojnë në varfëri".

Grupi FXB filloi punën në vitin 1990 në Ugandë, duke ndihmuar fëmijët jetimë për shkak të virusit HIV dhe SIDË-s dhe personat që kujdeseshin për ta, që të bëheshin të aftë ta përballonin vetë jetën, duke investuar për ta. Sot, grupi FXB punon në tetë vende, që kanë nivelet më të larta të varfërisë kronike në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

80 deri në 100 familje përfshihen njëkohësisht në program për një periudhë tre-vjeçare. Vitin e parë, atyre u ofrohet falas ushqim, shërbim shëndetësor, arsim dhe strehim, në mënyrë që personi që është shtylla e familjes të fokusohet tek ndërtimi i një biznesi për të mbajtur familjen në afat të gjatë. Qoftë një lopë, një makinë qepëse, ose vegla bujqësore, FXB ja jep këtyre familjeve falas, jo hua."

“Kështu, vitin e dytë, ata kursejnë dhe kontribuojnë 25 për qind në buxhetin e tyre, ne investojmë 75 për qind. Në vitin e tretë, ky raport është 50 me 50 për qind. Dhe në vitin e katërt familjet e sigurojnë vetë jetesën e tyre, në mënyrë të pavarur."

Ajo thotë se ndihma për një familje që ta sigurojë vetë jetën ka ndihmuar që në 25 vjetët e fundit të dalin nga varfëria 80 mijë njerëz. Ky program ka një kosto modeste, 125-230 dollarë në vit për person, por fitimi është jashtëzakonisht i madh, 86 për qind e familjeve që përfundojnë programin ja dalin me sukses të dalin nga gjendja e varfërisë ekstreme.​

“Programi, po ashtu u kthen grave dhe fëmijëve, kryesisht grave, dinjitetin, krenarinë dhe i jep atyre mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese për punë."

Kur njerëzve u jepen mundësi, thotë Albina, ata mund ta ndihmojnë veten dhe familjet e tyre që të kenë një jetë më të mirë.

XS
SM
MD
LG