Lidhje

Vatra: Faktori ndërkombëtar duhet të bëjë trysni mbi opozitën

  • Zëri Amerikës

Vatra: Faktori ndërkombëtar duhet të bëjë trysni mbi opozitën

Vatra: Faktori ndërkombëtar duhet të bëjë trysni mbi opozitën

Në një deklaratë, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, thotë se "dënon ashpër protestën e dhunshme të opozitës para Kryeministrisë në Tiranë".

Në deklaratën e Vatrës thuhet: “Nxitja për dhunë nga udhëheqësit e opozitës dhe egërsia e kërcënimeve për të rrëzuar qeverinë që i paraprinë ditës së protestës, ishin një paralajmërim se ajo nuk do të ishte paqësore. Dhe ajo u bë protestë e përgjakshme… Ne vatranët ndjejmë dhimbje për viktimat e dhunës dhe u shprehim ngushëllime familjeve të tyre. Urojmë shërimin e të plagosurve, sidomos policëve të cilët u sulmuan nga turma e shfrenuar dhe e nxitur për të rrëzuar pushtetin ligjor”.

Vatra thotë se faktori ndërkombëtar duhet të bëjë trysni mbi opozitën, që të heqë dorë nga përpjekjet për të marrë pushtetin me forcë dhe t’i kthehet rrugës parlamentare.

Në deklaratën e saj, Vatra i bën thirrje qeverisë të mbrojë me çdo kusht institucionet dhe shtetin ligjor. Ajo kërkon të zhvillohen hetime dhe autorët e dhunës të sillen para drejtësisë. Shoqata Vatra u bën gjithashtu thirrje forcave politike të venë interesat kombëtare mbi ato partiake.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG