Lidhje

SHBA dëbon dy diplomatë të Venezuelës


Shtetet e Bashkuara dëbuan dy diplomatë të Venezuelës në shenjë hakmarrje ndaj dëbimit të dy atasheve ushtarakë amerikanë nga Venezuela javën e kaluar.

Uashingtoni kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Venezuelën, por ka bërë pak përparim që pas vdekjes së Presidentit Hugo Chavez.

Zyrtarët amerikanë thonë se dy diplomatët venezuelianë të dëbuar u larguan nga Shtetet e Bashkuara të djelën.

Zyrtarët venezuelianë i akuzojnë Shtetet e Bashkuara si përgjegjëse për vdekjen nga kanceri të presidentit Chavez dhe duket se synojnë të shfrytëzojnë ndjenja anti-amerikane para votimeve të muajit prill për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG