Lidhje

Vizioni i Kristin Lagardit se si duhet çuar përpara puna e FMN-së


Vizioni i Kristin Lagardit se si duhet çuar përpara puna e FMN-së
Vizioni i Kristin Lagardit se si duhet çuar përpara puna e FMN-së

Megjithë kundërshtimet nga vendet në zhvillim, Kristin Lagard ishte kandidatja kryesore për postin e Kryetarit të FMN-së. Kandidati tjetër për këtë post, Drejtori i Bankës Qendrore të Meksikës, Augustin Cartens, argumentoi se institucioni prej 187 anëtarësh duhet të pasqyrojë ndryshimet që ka patur ekonomia botërore. Por ish-juristja 55 vjeçare e kundërshoi këtë argument, duke shkuar në një turne të shpejtë në disa vende, përfshi nga Brazilin dhe Kinën.

"Jam konsultuar me shumë vende anëtare të Fondit dhe vizitova shumë vende të botës, përfshi ekonomitë e mëdha në zhvillim. Ky ishte një rast i mirë për të prezantuar vizionin tim se si duhet çuar përpara puna e Fondit".

Truneu i zonjës Lagard rezultoi në miratimin këtë javë të kandidatures së saj nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, që bashkë me Europën përbëjnë shumicën e votave të Bordit Ekezkutiv të FMN-së. Emërimi i zonjës Lagarde mudn të shkaktojë portesta në disa vende, por eksperti i Fondit Monetar ndërkombëtar Domenico Lombardi thotë se eksperienca e zonjës Lagrade i jap asaj avantazhin për të trajtuar efektet që mund të shkaktojnë destabilizim të krizës të borxhit evropian.

"Një faktor i rëndësishëm që u mor parasysh në marrjen e këtij vendimi, sigurisht, që është aftësia e zonjës Kristinë Lagardë si një ekonomiste evropiane, e cila vjen nga një vend i rëndësishëm i Eurozonës për të ushtruar presion tek kolegët e saj evropianë, për sa i përket një qëndrimi më agresiv në trajtimin e krizës evropiane".

Zonja Lagarde ka lënë të kuptohet se ajo do të jetë një mbrojtëse e fuqishme e vendeve në zhvillim, sidomos atyre aziatike dhe afrikane. Ekonomisti Gustanvo Bagattini thotë, se në fund të fundit, formimi profesional i zonjës Lagarde në skenën globale, e bën atë zgjedhjen më të mire për të marrë rolin drejtues të isntitucionit kryesor huadhënës.

"Mendoj se pa diskutim, Kristine Lagarde do të jetë një drejtoreshë shumë e mirë e FMN-së. Ajo ka eksperiencën e nevojshme. Ajo është përfshirë intensivisht në krizën aktuale dhe pak a shumë ka të njëjtën përgatitje profesionale si edhe drejtorë të tjerë të Fondit".

Vitin e kaluar, zonja Lagarde ndihmoi në udhëheqjen e negociatave, të cilat kombinuan burimet e Bashkimit Evropian me ato të FMN-së për t’i dhënë ndihmë fiananciare vendeve me shumë borxhe, si Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Emërimi i saj si Kryetare e FMN-së e bën atë gruan e parë në këtë posti që nga krijimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar 70 vjet më parë.

XS
SM
MD
LG