Lidhje

Zëri i Amerikës - 70 vjet



Duket e vështirë të besohet por Zëri i Amerikës mbushi 70 vjet nga themelimi. Ne jemi krenarë për arritjet dhe dëshirojmë të ndajmë me ju jo vetëm të kaluarën por edhe drejtimin tonë të së ardhmes. Gjatë gjithë këtij viti jubilar ne do të përditësojmë këtë pjesë të faqes sonë të internetit, që ju të keni një përfytyrim më të plotë mbi punën që bëhet në Zërin e Amerikës. Për shembull, sot Zëri i Amerikës transmeton në 43 gjuhë. A e dini se cilat janë ato? Gjatë viteve ne kemi transmetuar në shumë gjuhë të ndryshme dhe ju mund të habiteni kur t’ju themi se cilat janë ato. A e dini se në shumicën e vendeve të botës ju mund t’i shihni apo t’i lexoni lajmet tona në telefonin tuaj celular? Për të marrë hollësi të tjera si këto, qëndroni me ne. Ju urojmë mirëseardhjen në emër të 1200 punonjësve të Zërit të Amerikës.

XS
SM
MD
LG