Lidhje

Realizohet regjistrimi më i madh muzikor, me një kor me 5 000 pjesmarrës


Realizohet regjistrimi më i madh muzikor, me një kor me 5 000 pjesmarrës
Realizohet regjistrimi më i madh muzikor, me një kor me 5 000 pjesmarrës

Me afërsisht 5000 pjestarë , kori i rokut ka thyer rekordet si regjistrimi më masiv për një album muzikor.

I formuar nga rreth 200 grupe muzikore nga Britania e Madhe, të 4,386 pjestarët e këtij kori, renditen të 5 në klasifikimin britanik të koreve, duke thyer një tjetër rekord, klasifikimin më të lartë të arritur ndonjëher nga një kor muzikor.

Ideja për themelimin e këtij kori, ishte e Karolinë Redman Luisher, e cila 5 vjet më parë la punën si mësuese, dhe nisi punën për të krijuar korin rok, për t’i dhënë diçka komunitetit. Teksa flet për përhapjen e idesë së saj në vend, ajo thotë se shumica e pjesmarrësve në kët kor, janë gra.

“ Rreth 96% e korit janë zonja ose zonjusha. Në përbërjen e korit varijojnë moshat nga 25 deri 65 vjeç. Zakonisht janë njerëz të cilët duan që të dalin nga rutina e përditshmërisë, dhe duan që mbas një jave të zakonshme, të kalojnë 90 minuta argëtuese”. Albumi mban titullin “Volume 1” dhe hidhet në treg nga kompani Motown; në të ka këngë të rrymave gospel dhe soul.

Albumi debutues i Korit Rok “Volume 1”, është hedhur në treg.

2. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs mori pjesë në një koncert të veçantë bamirësie, duke shoqëruar në piano këngëtaren Aretha Franklin, e cilësuar si Mbretëresha e Muzikës Soul. Koncerti u mbajt në sallën e koncerteve Mann Music Center në Filadelfia. Ky ishte një duet i rrallë për zonjën Rajs, e cila intrepreton në piano muzikë klasike dhe Aretha Franklinit, këngëtare e njohur e musikës Soul. Paratë nga koncerti u dhuruan për një shoqatë muzikore për fëmijët. Koncerti i cili zgjati tre orë kishte në repertor arie të njohura të operas nga muzika klasike botërore. Zonja Rice, e njohur si diplomate dhe Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, e shoqëroi divën e muzikës Soul gjatë intrepretimit të këngëve të njohura, si“I say a little Prayer” dhe “My country Tis of Thee”.

3. Çfarë ndodh kur muzika hip hop bashkohet me muzikën elektronike? Atëherë prodhohet muzika e Loncville, sipas dy vëllezërve binjakë afrikano jugor.

“Ne e nisëm me muzikën rok, thonë ata, të ndikuar shumë nga muzika rrok e viteve 1970, e më pas origjina jonë afrikanojugore dhe amerikane, sollën një tjetër ndikim në muzikën tonë”.

Grupi Locnville përbëhet nga dy vëllezërit binjakë Brian dhe Andrew Chaplin, të cilët e nisën karrierën e tyre mekëngën “ sun in my pocket”, për t’a vazhduar me këngën tjetër “ 6 seconds poision”.

Ndonëse ata kanë arritu të marin diskun e platintë në Afrikën e Jugut për albumin e tyre të parë “ Sun in my pocket”, sërish ata janë modestë, dhe shprehen se gjithçka nisi lirshëm dhe thjesht me dëshirën për të bërë diçka që e kishin pasion.

XS
SM
MD
LG