Lidhje

Muzikanti dhe këngëtari Billi Oshiën, po zhvillon një turne në Britaninë e Madhe


Muzikanti dhe këngëtari Billi Oshiën, po zhvillon një turne në Britaninë e Madhe
Muzikanti dhe këngëtari Billi Oshiën, po zhvillon një turne në Britaninë e Madhe

Kantautori dhe kitarristi Raul Midon ka lindur i verbër. Midon nga Nju Jorku, ka punuar me një sërë artistësh të njohur, si Herbie Hancock apo Stevie Wonder. Ai ka zhvilluar disa koncerte dhe ka hedhur në treg disa albume. Shumë herë ai është krahasuar me Stevie Wonder në stilin e tij të të kënduarit.

Albumi i fundit Raul Midon “Synthesis”, ka përfshirë disa tema si tradhëtia, frika, humbja apo ëndrra amerikane.

Midon e ka nisur karrierën e tij si këngëtar shoqërues, fillimisht i artistëve të muzikës latine pop, si Hulio dhe Enrike Iglezias, Shakira, Ricky Martin dhe Alejandro Sanz. Në vitin 2002 ai filloi karrierën e tij si solist në qytetin e Nju Jorkut.

Ndonëse ka shitur miliona disqe, Midon thotë se, për të, numri i albumeve të shitura apo suksesi nuk kanë shumë rëndësi. Për të e rëndësishme është që të krijojë ashtu siç dëshiron ai.

“Në këtë biznes- thotë ai- kryesorja është të arrish të lësh gjurmë”.

---------

2. Grupi Gorillaz do të zëvendësojë grupin U2 në skenën e Glanstoburit këtë verë. U2 u detyrua të anullonte praninë e planifikuar në këtë koncert, i cili do të zhvillohet më 25 qershor.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të internetit të Glanstborit ku thuhet se kjo do të jetë shfaqja e parë në Britaninë e Madhe të grupit Gorillaz, çka premton një pjesëmarrje të gjerë. Ndërkaq pas tyre në skenë do të ngjitet artisti i madh Steve Wonder.

--------

3. Muzikanti dhe këngëtari Billi Oshian, i spikatur në vitet 1970- 1980, po zhvillon një turne në Britaninë e Madhe. Ai u bë i famshëm me hite të njohura si “Get out my dreams”, “Caribbean queen” etj.

Billi Oshiën njihet si një prej artistëve që ka udhëtuar shumë, dhe që ende udhëton nëpër koncerte dhe turne. I pyetur për këtë eksperiencë ai thotë se tani nuk është si më parë. “Nuk jam më i ri që të rri zgjuar dhe të përballoj koncertet e zgjatura, por jam i disiplinuar dhe respektoj oraret” – thotë ai.

Ai njihet si njeriu që mendohet se i ka mësuar Michael Jacksonit kërcimin e famshëm “moonwalk”. Billie vetë thotë se nuk ka qenë ai që e ka mësuar Jeksonin të bëjë një lëvizje të tillë, por thotë se nuk e ka kundërshtuar asnjëherë këtë thashethem që ka qarkulluar në vite.

Turneu i Billi Oshiën në Britaninë e Madhe do të zgjasë deri në datën 1 qershor.

XS
SM
MD
LG