Lidhje

Pakistan: Militantët vrasin 18 civilë në provincën Kurram


Pakistan: Militantët vrasin 18 civilë në provincën Kurram
Pakistan: Militantët vrasin 18 civilë në provincën Kurram

Persona të armatosur në rajonin fisnsor në veriperëndimor të Pakistanit i zunë pritë një autokolone me automjete civile, duke vrarë 18 vetë.

Dëshmitarë dhe zyrtarë thanë se militantët hapën zjarr sot ndaj dy makinave në fshatin Char Khel në rajonin e fisnor Kurram. Viktimat po udhëtonin për në qytetin Peshawar.

Zyrtarët thonë se të gjitha viktimat ishin myslimanë shiitë dhe incidenti mund të ketë qenë rezultat i dhunës sektare.

Rrëmbime dhe prita ndodhin shpesh në rrugën që lidh Peshavarin me distriktin Kurram. Ky rajon i trazuar ka regjistruar një numër sulmesh të ngjashme gjatë 3 vjetëve të fundit.

Po në Pakistan, në qytetin e Lahores sot pati dy shpërthime bombash në një treg të mbushur me njerëz, ku mbetën të plagosur 6 vetë.

Bombat shpërthyen disa sekonda pas njëra-tjetrës në dy pika të ndryshme të tregut.

XS
SM
MD
LG