Lidhje

Botërori 2010: Ndeshja Danimarkë-Kamerun përfundoi me rezultatin 2:1, Kameruni largohet


Në ditën e nëntë të Botërorit 2010, ndeshja e Grupit E Danimarkë-Kamerun përfundoi me rezultatin 2:1. Kameruni bëhet kështu skuadra parë që largohet nga kampionati i 12 ndërkombëtar i futbollit.

Ndeshja e shumëpritur e Grupit D mes Ganës dhe Australisë përfundoi në barazim, me rezultatin 1:1.

Australia luajti me 10 lojtarë pjesën më të madhe të ndeshjes që u zhvillua në Rastenberg, pasi një prej lojtarëve të saj u nxorr nga loja me karton të kuq. Ylli i futbollit ganez, Asamoah Gian shënoi golin e barazimit me penallti në minutën e 25-të të ndeshjes.

Në ndeshjen e parë të ditës, Hollanda fitoi ndeshjen me Japoninë 1:0, duke forcuar kështu pozitat e saj në Grupin E me gjashtë pikë. Uezli Shnaider shënoi golin për Hollandën në minutën e 53-të. Kjo ishte fitorja e dytë e skuadrës hollandeze në grup. Në Grupin E Japania është e dyta me tri pikë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG