Lidhje

Turqi: 115 rrebelë kurdë të vrarë gjatë sulmeve të fundit


Forcat turke të sigurisë thanë se gjatë një ofensive madhore janë vrarë gati 115 rebelë kurdë në jug të vendit.

Ministri i brendshëm Idris Naim Sahin tha se rebelët u vranë gjatë një ofensive nga ajri dhe toka që filloi më 23 korrik në afërsi të qytetit Semdinli.

Stacioni televiziv lokal tha se deri në 2 mijë trupa u përfshinë në operacion.

Komentet vijnë disa orë pasi zyrtarët thane se 22 persona u vranë në luftimet gjatë natës mes ushtarëve turq dhe rebelëve kurdë në province Hakkati, në afërsi të kufirit me Irakun.

Më shumë se 40 mijë njerëz, shumica kurdë , janë vrarë që kur Partia Punëtorët e Kurdistanit rrëmbeu armët në vitin 1984 për të kërkuar krijimin e një shteti Sovran kurd.
XS
SM
MD
LG