Lidhje

Westerwele shkon në Beograd dhe Prishtinë


Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwele, shkon në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur palët që të pajtohen për rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Sot është mbushur një muaj që palët arritën një marrëveshje, por dështuan të pajtohen për planin e zbatimit të saj. Nga ky zbatim varet nëse Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG